Pas një reflektimi në mbrëmjen e djeshme, Milani ka vazhduar të vazhdojë me trajnerin Gennaro Gattuso deri në fund të kampionatit, shkruan “Milannews.it”.
Milani u mposht 2:0 mbrëmë nga Torino, duke zbritur në pozitën e shtatë në tabelë dhe duke rrezikuar gjasat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, transmeton Zeri.info
Gattuso është konfirmuar për shkak se është e vështirë që të gjendet një zgjedhje tjetër e përshtatshme, kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje për t’u luajtur.
Hipoteza e trajnerit të të rinjve, Federico Giunti është jo bindëse, kështu që së paku deri në fund të sezonit, Milani do të drejtohet nga Gattuso.