Site icon PORTALB

Ka ndërruar jetë Richard Lugar, ish-senatori amerikan që e ndihmoi shumë Kosovën

Ish-senatori amerikan, nga shteti i Indianës, Richard Lugar, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

Organizata e tij jo-fitimprurëse, thotë se ai vdiq nga komplikimet nga një sëmundje që sulmonte nervat, transmeton Klan Kosova.

Richard Lugar, ishte mbështetës i madh i Pavarësisë së Kosovës.

Bashkë me John McCainin, Richard Lugar ishte në pakicën republikane që përkrahu presidentin amerikan, Bill Clinton, në fushatën e NATO-s, të udhëhequr prej tij, për intervenim kundër Serbisë, për të shpëtuar popullin e Kosovës në pranverë të vitit 1999.

Exit mobile version