Site icon PORTALB

E konfirmon Merkeli, të hënën e takon Edi Ramën

Merkel - Rama

Lajmin e ka dhënë Kancelaria gjermane me anë të një njoftimi për shtyp.

Të hënën pasdite kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë një bisedë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, transmeton TV21.

Në kuadër të Samitit për Ballkanin, të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ata të Kosovës, do të mblidhen bashkë të hënën në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Exit mobile version