Site icon PORTALB

Aksident trafiku në hyrje të Tetovës, ndërroi jetë një person

Aksident - ilustrim

Aksident - ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në hyrje të qytetit të Tetovës, te rrethi pranë sheshit “Iliria” ndodhi një aksident i rëndë komunikacioni.

Makina e tipit “Mercedes”, e drejtuar nga Z.S (57) nga Tetova, dhe makina e tipit “Golf”, e drejtuar nga I.J (55), u përplasën.

Në të dy makinat ka pasur edhe nga një bashkudhëtare. Me ndihmën e autoambulancës, të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa njëra nga bashkudhëtaret ka vdekur pas lëndimeve të rënda.

Njëri nga të lënduarit, Z.S ndodhet në qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, pasi që ka përjetuar lëndime të rënda.

Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) të Tetovës ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, kurse trupi i të vdekurës është dorëzuar për obduksion.

Exit mobile version