Site icon PORTALB

Ymeri: Paga minimale duhet të rritet menjëherë

Visar Ymeri

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se paga minimale duhet të rritet menjëherë, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se askush nuk mund të thotë se 170 euro në muaj, mjaftojnë për jetesë.

“Paga minimale duhet të rritet menjëherë. Nuk ka, dhe nuk mund të ketë, asnjë argument kundër rritjes së saj. Sepse askush nuk mund të thotë se 170 euro në muaj, që i bie 5 euro e 60 cent në ditë, mjaftojnë për jetesë.

Punëtorët duhet të kenë mundësinë që të jetojnë dinjitetshëm me punën e tyre. Me 170 euro në muaj ata as mbijetesën nuk e kanë të mundshme”, ka shkruar Ymeri.

Exit mobile version