Benzema pësoi lëndim të rëndë, rrezikon pjesën e mbetur të sezonit
Real Madrid duket se do të humb sulmuesin kryesorë të skuadrës, Karim Benzema, për pjesën e mbetur të sezonit, njofton Lajmi.net. Sulmuesi francez ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili rrezikon t’ia humb atij ndeshjet e fundit të mbetura në La Liga.
Benzema kompletoi 90 minuta në ndeshjen e së enjtes kundër Getafe, ku ‘Los Blancos’ morën vetëm një pikë, pas barazimit 0:0.
Pas ndeshjes, skuadra e Real Madrid doli me një deklaratë zyrtare, skuadra ka bërë të ditur për lëndimin e tij.
“Duke ndjekur rezultatet e testeve që iu nënshtrua lojtari Karim Benzema, departamenti mjekësor i skuadrës ka diagnostikuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë” thuhet në deklaratë, transmeton lajmi.net.
“Do të vazhdohet të punohet për rikuperimin e tij” thuhet ndër të tjerash në komunikatën zyrtare të skuadrës.
Lojtari ka qenë kryesori i skuadrës këtë sezon, duke prekur formë edhe më të lartë qysh nga rikthimi i Zidane, duke shënuar të gjitha tetë golat e fundit e skuadrës.