Site icon PORTALB

Kryqi i Kuq i Maqedonisë: Konvoj me ndihma për Serbin dhe Bosnjën

Ndihma për Serbin dhe Bosnjën

Ndihma për Serbin dhe Bosnjën

Sot nga magazinat e Kryqit të Kuq në Shkup janë nisur 4 rimorkio me 80 ton ndihma që kapin vlerën e 1.503.443 denarëve ose 24.446 euro për vendbanimet e pësuara në Bosnje e Hercegovinë nga vërshimet

Ndihma e lartpërmendur është siguruar nga donacione individuale të qytetarëve të Maqedonisë, donacione nga firma, kompani në Kryqin e Kuq të Maqedonisë. 

Ndihmë logjistike për transport dhe ndihmë humanitare ka dhënë edhe qeveria e RM-së. 
Kryqi i Kuq i Maqedonas: Konvoj me ndihma për Serbin dhe Bosnjen .

Kryqi i kuq i RM-së prej datës së djeshme nga depoja në ‘Momin Potok” ka dërguar konvojin e parë të ndihmës humanitare me 5 kamionë me rreth 100 tonelata – në vlerë prej 2.675.950 denarë ose 43.511 euro për popullatën që janë përfshirë nga vërshimet në Serbi. Aktiviteti i përgjithshëm është në koordinim me Kryqin e kuq të Serbisë dhe me pjesëmarrje të ambasadës së Serbisë në RM. 

Sot, madje nga depoja janë nisur 4 kamionë ndihmë me rreth 80 tonelata – në vlerë prej 1.503.443 ose 24.446 euro për të popullatën në Bosnje. 

Aktiviteti i tërësishëm është në koordinim me Kryqin e kuq dhe me pjesëmarrje të ambasadës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Ndihma e lartpërmendur është pjesë e ndihmës e siguruar nga donacione individuale të qytetarëve të RM-së, donacione nga firmat dhe kompanitë dhe rezervat e Kryqit të kuq në RM, përkrahja logjistike për transport të ndihmës humanitare vjen nga Qeveria e RM-së. 

Gjatë ditës së djeshme janë mbledhur rreth: 50 tonelata ushqime, 25 tonelata mjete higjienike, 2000 batanije, 5 tonë qumësht, 80.000 litra ujë, 2 tonë ushqim fëmijësh, 2000 palë këpucë, 20 ton veshmbathje të përdorura, dhe ndihmë tjetër materiale. Mjetet e grumbulluara nga tre operatorët telefonik 070/075.077 për donacione në Kryqin e kuq deri më datën 20.05.2014 arrijnë 8.860.300 denarë.

Nesër do të nisen 8 rimorkio me ndihmë humanitare për popullin e Serbisë. 

Exit mobile version