Site icon PORTALB

Witherspoon bëhet nënë sërish

Witherspoon bëhet nënë sërish

Witherspoon bëhet nënë sërish

Bukuroshja e filmave, Reese Witherspoon, është bërë nënë për të tretën herë.
Fituesja e çmimit Oscar, 36-vjeçare, ka mirëpritur një djalë, të cilin e emëruar Tennessee James.

“Reese Witherspoon dhe burri i saj Jim Toth kanë mirëpritur Tennessee James në familjen e tyre sot (e enjte). Të dy, nëna dhe foshnja, janë në shëndet të mirë dhe e gjithë familja është e ngazëllyer”, ka thënë zëdhënësi i saj.

Ky është fëmija i parë i saj me burrin Jim. Ajo ka edhe vajzën Ava, 12 vjeçe, dhe djalin Deacon, tetëvjeçar, me ish-burrin e saj Ryan Phillipe, 37-vjeçar, me të cilin u nda në vitin 2006, pas shtatë vitesh martesë./Portalb

Exit mobile version