Site icon PORTALB

BE, azil kërkuan 19.700 të mitur të pashoqëruar

Emigrantët-foto ilustrim

Gjithsej 19.700 azilkërkues që aplikuan për mbrojte ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2018, janë të mitur të pashoqëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra statistikore evropiane Eurostat bëri të ditur se shifra ka shënuar një rënie krahasuar me vitin 2017.

Eurostat tha se 86 për qind e aplikantëve për azil në vendet e BE-së në vitin 2018, të cilët konsiderohen të mitur të pashoqëruar, janë meshkuj.

Më shumë se gjysma e aplikimeve të të miturve të pashoqëruar në vitin 2018 ishin shtetas të Afganistanit, Eritresë, Pakistanit, Sirisë, Guinesë dhe Irakut.

Gjermania ishte destinacioni numër një për të miturit e pashoqëruar, me 4.100 azilkërkues, pasuar nga Italia me 3.900, Mbretëria e Bashkuar me 2.900 dhe Greqia me 2.600.

Exit mobile version