Problemi me ujin e pijshëm në Gostivar përfundimisht do të merr fund. Kjo pasi Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit hapsinor, ka nënshkrua marrëveshje trilaterale me Ambasadën e Zvicrës përmes Sekretariatiti Zviceriean për çështje ekonomike për finansimin e Projektit për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë në Gostivar.
Ministri i Ekologjisë, Abdylaqim Ademi, tha se me këtë projekt zgjidhet problemi me ujin e pishëm për 65 mijë banorë nga Gostivari dhe vendbanimet për rreth.
“Do të përmendi se me projektin dhe ndërtimin e stacionit filtrues i sistemit për furinizim me ujë në Gostivar, ne si ministri bashkë me partnerët tanë përgjithmonë po e zgjidhim këtë problem, me sigurimin e cilësisë së ujit të pijshëm për rreth 65 mijë ekuivalent banorë nga Gostivari dhe nga vendbanimet e fshatrave për rreth” tha Ademi.
Investimi i përgjithshëm i projektit është 2.57 milionë franka zvicerane, prej të cilave 2.3 milionë ose 90 përqind janë siguruar nga Ambasada e Zvicrës, ndërsa 260 mijë nga Komuna e Gostivarit.
Projekti duhet të realizohet për dy vite e gjysëm./Portalb