Site icon PORTALB

Ndërroi jetë babai i lojtarit Emiliano Sala që u mbyt nga rrëzimi i avionit

Emiliano Sala

Babai i ish sulmuesit të Nantes, Emiliano Sala, ka vdekur tragjikisht pas një sulmi në zemër në Argjentinë.
Tre muaj pas vdekjes aksidentale të Emiliano Sala, sot jetë ka ndërruar edhe babai i tij, Emiliano Sala Horacio, në moshën 58 vjeçare, transmeton Lajmi.net.

 

Lajmi është konfirmuar nga një politikan vendas në Argjentinë, që bën të ditur se Horacio ka pësuar një atak në zemër derisa po flinte.

Vdekja e Horacio, vjen tre muaj pas vdekjes së të birit të tij, sulmuesit Emiliano Sala.

28 vjeçari kishte gjetur vdekjen pas rrëzimit të aeroplanit derisa po udhëtonte nga Franca në drejtim të Anglisë për të kompletuar transferimin te Cardiff.

Exit mobile version