Site icon PORTALB

Higuain i ofrohet Interit

Gonzalo Higuaini

Juventusi ia ka ofruar Interit mundësinë e transferimit të Gonzalo Higuainit gjatë verës që vjen – raporton Calcio Mercato.

Sulmuesi argjentinas është aktualisht i huazuar te Chelsea në formë të huazimit gjashtëmujor, mirëpo Blutë nuk e kanë në plan që ta mbajnë më gjatë, transmeton Telegrafi.

Ai fillimisht ishte i huazuar te Milani, madje Rossonerët kishin marrëveshje për ta blerë në fund të sezonit.

Por, paraqitjet jo të mira, bënë që sulmuesi të kthehej në pronësi të Juves, por që menjëherë u dërgua në huazim në Ligën Premier.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos, Higuain nuk bënte pjesë në planet e Massimiliano Allegrit.

Exit mobile version