Site icon PORTALB

Makroni premtoi lehtësime tatimore për punëtorët

Emanuel Makron

Presidenti i Francës, Emanuel Makron premtoi lehtësime tatimore për punëtorët e shtresës së mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një paraqitjeje televizive nga Pallati Elyse, Makron gjithashtu tha se Franca dhe Evropa duhet në mënyrë shumë më efikase të luftojnë kundër emigrimit ilegal.

Ai shtoi se mbështet një Evropë të fuqishme e cila mbron qytetarët e saj ndërsa në të njëjtën kohë miraton azilin për disa njerëz të cilëve u rrezikohet jeta.

Makron paralajmëroi edhe masat për rritjen e pensioneve, ndihmat për prindërit që vetëmbahen, lehtësimi i rregullave të referendumit për t’ua lehtësuar njerëzve që të shprehin pakënaqësitë e tyre në një mënyrë tjetër përveç protestave në rrugë.

Po ashtu theksoi se do të heqë taksa të caktuar të cilat aktualisht janë të detyrueshme për kompanitë në Francë.

Ritheksoi se ‘Jelekët e Verdhë’ ende vazhdojnë me protestat edhe pse, siç tha, duhet të vendoset rendi publik në vend, për të funksionuar pa pengesa.

“Pyesja veten nëse duhet të ndalojmë gjithçka që është bërë gjatë dy viteve të fundit, apo mos jemi në rrugë të gabuar, unë besoj se është krejtësisht e kundërta”, tha Makron.

Exit mobile version