Site icon PORTALB

Thaçi pritet që sot të raportojë rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot pritet të raportojë para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, njofton Koha.net.

Në të vërtetë, Thaçi, ishte ftuar të raportonte të martën, por kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, tha se kësaj radhe Zyra e Presidencës ka komunikuar me komisionin për të caktuar 26 prillin si datë kur presidenti Thaçi do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Presidenti deri më tani është ftuar katër herë për t’u intervistuar, ndërsa nuk është paraqitur asnjëherë.

Të martën Komisioni u pajtua që intervistimi i presidentit të bëhet për sot në ora 13:00 në Kuvendin e Kosovës.

Exit mobile version