Policia e Kumanovës ka parashtruar padi penale kundër 40-vjeçarit S.J nga fshat Pelince, i cili më 21 prill me “mercedez” është përplasur me efektivë policie, dhe si pasojë një polic humbi jetën, njëri mori lëndime, ndërsa më pas është përplasur me një automobil tjetër ku ka lënduar edhe tre persona.
Policia e Kumanovës e parashtroi kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme Publike të Kumanovës, për shkak të dyshimit se S.J ka bërë vepër penale ” vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në qarkullim dhe mos dhënies së ndihmës të personit të lënduar në një aksident rrugor”.
Nga ana tjetër gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masë arresti prej 30 ditësh.