Site icon PORTALB

Zidane: Nuk kam nevojë ta zëvendësoj Balen me Hazardin

Zinedine Zidane

Zinedine Zidane këmbëngul se nuk ka arsye për ta shitur yllin Gareth Bale këtë verë dhe ta zëvendësojë atë me Eden Hazardin e Chelseat.

Hazard ka qenë shumë i lidhur me një transferim të tij në Bernabeu, ndërsa Bale është lidhur me një largim nga Reali, transmeton Telegrafi.

Zidane u pyet se a do ta shiste lojtarin e tij të pëlqyer, Bale, që të krijonte vend për yllin e Bluve, por përgjigja e tij nuk do t’ju pëlqej shumë tifozëve Los Blancos.

“Jo. Bale do të jetë në skuadër edhe në sezonin e ri”, ka thënë fillimisht Zidane para gazetarëve.

Bale dhe Zidane kanë një raport të mirë (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Duhet ta pranojmë që ne jemi një skuadër prej 24 ose 25 lojtarësh dhe nëse blejmë të tjerë atëherë është e qartë se dikush duhet të largohet”.

“Kjo është një gjë normale e stafit të çdo klubi. Ajo që unë shoh është se ju vetëm më pyetni, pavarësisht se situata është e njëjtë në të gjitha ekipet dhe trajnerët që ndryshojnë gjërat”.

Exit mobile version