Vozitësi dhe pronari i “Durmo Turs” nga paraburgimi shkojnë në paraburgim shtëpiak

Gjykatësi i procedurës paraprake ua ka shfuqizuar masën e paraburgimit dhe të njëjtën ua ka zëvendësuar me paraburgim shtëpiak, vozitësit dhe pronarit të autobusit “Durmo Turs”, përgjegjës për aksidentin që ndodhi para dy muajve në Llaskarcë ku humbën jetën 16 persona, njofton Portalb.mk.

“U është ndërruar masa e paraburgimit me paraburgim shtëpiak, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Të akuzuarit kanë dorëzuar dokumentacion të nevojshëm”, konfirmojnë për Portalb.mk, nga Gjykata.

Ndaj këtij vendimi i cili është miratuar përpara dy ditëve, ka reaguar Prokuroria Themelore Publike me ankesë, duke vlerësuar se gjykatësi nuk ka të drejtë kur të dëshirojë të vendos për paraburgimin, i cili vazhdohet në çdo 30 ditë.

Pritet që Gjykata për ankesë e Prokurorisë të vendosë javën e ardhshme.

Hetimi i Prokurorisë Themelore Publike tregoi se shkak i aksidentit kanë qenë mosfunskionimi i frerëve dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h.

Gjashtë persona akuzohen për veprën penale “Vepra të rëna kundër sigurisë dhe personave në komunikacion”, ndërkaq personi i shtatë është i akuzuar për “Kryerje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme”, pasi që ka dhënë leje se takometri (pajisje për matjen e shpejtësisë së autobusit) ka qenë në rregull, pa i bërë paraprakisht kontrollet dhe kundër tij është hapur procedurë hetimore për shkak të natyrës së veprës.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button