Site icon PORTALB

Komisioni i Antikorrupsionit ka ngritur dy procedura kundërvajtëse kundër Ivanovit për avancimet në ARM

Gjorge Ivanov

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka sjellë vendim për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër presidentit Gjorge Ivanov për dekretet e miratuara për avancimin në Armatën e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës zgjedhore, që, sipas Antikorrupsionit paraqet mos respektim të ndalesës të konfirmuar në Kodin zgjedhor dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshje të interesave, transmeton Portalb.mk.

Domethënë, presidenti Ivanov me dekret e ka avancuar në gjeneral-nënkolonel nga gjeneral-major Vasko Gjurçinovskin, ndërsa për avancimin e tij nuk është vepruar në pajtim me dispozitat ligjore të Ligjit për shërbim në Armatë. Sipas antikorrupsionit, kjo çon në dyshim se Ivanov i ka shkelur të gjitha autorizimet ligjore dhe sa sjellë vendim pas zbatimit paraprak të procedurës së konfirmuar ligjore. Me miratimin e dekretit, konsiderojnë nga Antikorrupsioni, Gjorçinovskit do t’i paguhet rritja e rrogës, veprim që është i ndaluar në periudhën zgjedhore.

Gjithashtu, me dekretet e Ivanovit me të cilat vepron gjenerali i brigadës, Orce Jordev është emëruar për zëvendëskandidat dhe koloneli Dragan Kovaçki për komandat të Brigadës së parë këmbësore të mekanizuar dhe koloneli Besnik Emini për shef të shtabit, të miratuara pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve, do t’ju ndahet rroga e rritur, që është e ndaluar në periudhën zgjedhore.

Exit mobile version