Site icon PORTALB

LSDM: Nuk mendojmë për dorëheqje në Parlament

LSDM: Nuk mendojmë për dorëheqje në Parlament

LSDM: Nuk mendojmë për dorëheqje në Parlament

Deklaratat për mospranimin e mandateve nga ana e kandidatëve për deputet nga opozita, në përputhje me ligjin janë shtruar në Parlament dhe KSHZ. Gati skadon afati prej 7 ditëve ku Gjykata duhet të deklarohet për kërkesën për shqiptimin e masës e përkohshme për prolongimin e pasojave juridike nga verifikimi I dhunshëm I mandateve. Pas vendimit të Gjykatës LSDM-ja, thotë se të bëjnë të ditur hapat e mëtutjeshëm.

Socialdemokratët nuk mendojnë për dorëheqje në Parlament, shkruan Dnevnik, duke iu referuar informacioneve zyrtare nga selia e LSDM-së.

“Nga Selia ende nuk mendojnë për dhënien e dorëheqjeve nga deputetët e zgjedhur nga koalicioni i LSDM-së, si një akt më i lehtë kushtetues për të ndaluar mandatet për deputet nëse dëshirojnë. Ata qëndrojnë në vendimin se nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve nga 27 prilli. Për ta është e mjaftueshme nënshkrimi i deklaratave për mos pranimin e  mandateve”, shkruan Dnevnik.

Padia e LSDM-së, kundër Parlamentit deri te Gjykata Administrative nuk qëndron sepse kjo Gjykatë nuk është kompetente që të vendos për vendimet e sjella në Parlament, shkruan Dnevnik.

Është kontestuese nëse një padi e tillë është e mundur, duke pasur parasysh se Parlamenti nuk është organ administrative dhe aktet që sjellin deputetët në mbledhjet parlamentare nuk janë akte administrative.

Exit mobile version