Site icon PORTALB

Putin dhe Kim Jong Un takohen më 25 prill

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, më 25 prill në qytetin lindor të Rusisë, Vlladivostok, njoftoi zyrtari i Kremlinit, Juri Ushakov.

“Putin dhe Kim do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në gadishullin Korean”, tha Ushakov, transmeton REL.

Takimi do të realizohej në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t’iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.

Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.

Exit mobile version