Site icon PORTALB

New York Times: Ballkanit i kanoset rreziku nga vërshime të reja

New York Times: Ballkanit i kanoset rreziku nga vërshime të reja

New York Times: Ballkanit i kanoset rreziku nga vërshime të reja

Ballkanin e kanë kapluar vërshimet më të mëdha në 120 vitet e fundit, për ç’arsye mijëra njerëz u evakuuan, ndërsa shumë të tjerë mbetën të ngujuar në shtëpitë e tyre pa rrymë dhe ujë, dhe ende presin ndihmë, thekson gazeta amerikane “Newyork times”, duke cekur se rajonit ende i kanoset rreziku nga vërshime të reja.

Reshjet e shiut përfundimisht u ndalën, por rreziku edhe më tej ekziston në rajonet e shkatërruara nga vërshimet”, ceket në shkrim, me ç’rast shtohet se sasi e madhe e ujit përgjatë lumit Sava po lëvizë drejt Beogradit dhe rrezikon qytetin dhe termoelektranën “Nikolla Teslla”, nga e cila furnizohet me rrymë gjysma e Serbisë.

“Nikolla Teslla” thekson se rreth termocentralit vendosen barikada nga thasë të mbushur me rërë, me qëllim që të parandalohet depërtimi i ujit.

Sipas gazetës, nga vërshimet më rëndë është goditur rajoni i Obrenovcit, pjesa më e madhe e të cilit është nën ujë.

-Mijëra njerëz u larguan nga qyteti, por besohet se nëpër shtëpi ka edhe disa mijëra njerëz të cilët presin ndihmë, pa rrymë dhe ujë të pijshëm, thekson “Njujork tajms”, duke shtuar se Kryqi i Kuq i Serbisë vlerëson se rreth 300.000 njerëz në vend janë pa ujë dhe rrymë.

Në vendin fqinj, Bosnjë e Hercegovinë, në gjendje të njejtë janë rreth 50.000 njerëz, thekson gazeta, duke potencuar se në këtë vend problem shtesë gjatë vërshimeve paraqesin edhe minat e pashkelura, të mbetura nga koha e luftës në viett e 90-ta të shekullit të kaluar, e të cilat vlerësohet se janë rreth 100 mijë.

“Njujork tajms” transmeton deklaratën e shefit të diplomacisë boshnjake, Zllatko Llagunxhija, i cili thotë se në BeH nga vërshimet janë dëmtuar rreth 100.000 shtëpi, shkolla, spitale dhe objekte të tjera, të cilat janë jashtë përdorimit.

-Pasojat nga vërshimet janë tmerruese. Shkatërrimet fizike nuk janë aspak më të vogla se ato nga lufta. Dallimi i vetëm është se në vërshime jetën e humbën një numër më i vogël i njerëzve, shtoi Llagunxhija.

Gazeta thekson se deri më tnai në BeH janë evakuuar gjysmë milioni njerëz, si dhe se jetën e humbën së paku 35 persona, duke potencuar se bilanci përfundimtar i viktimave, sipas të gjitha gjasave, do të jetë shumë më i madh.

-Në pjesët e vërshuara të Ballkanit për vetëm tre ditë pati reshje të shiut aq sa zakonisht ka për tre muaj, potencon “Newyork times”. 

Exit mobile version