Site icon PORTALB

Gjendet filmi i parë kolor në botë, nga viti 1902

Në një muze në Bradford të Britanisë së Madhe janë gjetur xhirimet më të vjetra filmike me ngjyra

Në një muze në Bradford të Britanisë së Madhe janë gjetur xhirimet më të vjetra filmike me ngjyra. Shiritat filmikë që i takojnë vitit 1902 kanë mbetur më shumë se një shekull të pavënë re në arkivin e muzeut nacional të medias, njoftoi muzeu në Bradford.Xhirimet në fjalë i takojnë fotografit dhe zbuluesit britanik Edward Turner dhe tregojnë, veç tjerash, fëmijët e tij duke luajtur me luledielli dhe një peshk të artë.

Si transmeton Albinfo, me këtë zbulim xhirimet e Turnerit bëhen më të vjetrat në kolor. Deri më tash si më të vjetrat konsideroheshin ato të Kinemacolor, nga viti 1909.

Exit mobile version