Edhe pse pritej që Bono nga U2 këtë vit të arrijë pasuri prej një miliardë dollarë dhe me këtë ta arrijë edhe Paul McCartney, plani i dështoi, pasi që investimi i tij në Facebook nuk doli sipas parashikimeve, duke marrë parasysh faktin se aksionet në këtë kompani u ballafaquan me një rënie serioze.
Pikërisht për këtë arsye McCartney vazhdon të jetë i pari në listën e muzicientëve më të pasur me pasuri prej 800 milionë dollarësh, ndërsa Bono i ik kësaj shume për 200 milionë dollarë.
Ja se cilët janë 10 të parët në listën e personave më të pasur të show biz-it.
1. Paul McCartney – 800 milionë
2. Bono – 600 milionë
3. Jimmy Buffet – 400 milionë
4. Elton John – 320 milionë
5. Mick Jagger – 305 milionë
6. Jin Simons – 300 milionë
7. Sting – 290 milionë
8. Phil Collins – 250 milionë
9. Dave Methews – 250 milionë
10. Prince – 250 milionë
/Portalb/