Site icon PORTALB

KZK Tetovë: Dislokim në tre vendvotime në qytetin e Tetovës

Vendvotim në Maqedoninë e Veriut

Foto arkiv: Portalb.mk/Suad Bajrami

Në të gjitha gjashtë komunat e Tetovës votimi i zgjedhjeve presidenciale ka filluar saktë në orën 07:00 dhe zhvillohet pa probleme, transmeton MIA. 

Ndryshim  nga votimet e mëparshme është ndryshimi  i lokacionit në tre vendvotime në Tetovë.

Komisioni zgjedhor komunal Tetovë infirmon se vendvotimet 1959, 1960 dhe 1963 në vend se në objektin e organizatës komunale të Kryqit të Kuq  prej tani gjenden  në hapësirat e shkollës fillore “Goce Dellçev” në rrugën “Ivo Lola Ribar.

“Dislokimi është bërë për shkak të ndryshimit të statusit të objektit ku ka qenë e vendosur organizata komunale e Kryqit të Kuq në Tetovë në rrugën “Borçe Koçovski”, deklaroi Artan Ademi, kryetar i KSHZ-së Tetovë.

Në gjashtë komuna të rajonit të Tetovës në zgjedhjet e sotme presidenciale mundësi për votim  do të kenë gjithsej 181.933  qytetarë me të drejtë të votimit, gjithsej në 265 vendvotime.

Në komunën e Tetovës, ka 83.367 votues të sistemuar  në 117 vendvotime. Në Bogovinjë ka 27.517 votues dhe 38 vendvotime. Në Zhelinë komisioni zgjedhor komunal ka 23.510 votues, ndërsa numri i vendvotimeve ësht 35.

Tearca numëron  22.116 votues dhe 30 vendvotime. Në Bërvenicë ka 24 vendvotime ku do të mund të votojnë 15.268 qytetarë. Në komunën Jegunovce janë regjistruar 10.171 votues dhe  21 vendvotime.

Exit mobile version