Site icon PORTALB

Sulmohet baza ku ndodhet Princi Harry

Sulmohet baza ku ndodhet Princi Harry

Princ Harry, foto nga arkivi

Talebanët kanë sulmuar bazën ushtarake të Camp Bastion, në provincën meridionale afgane të Helmand, vendndodhja e ISAF-it britanik, ku prej disa ditëve ndodhet Princi Harry.
Gjatë sulmit kanë mbetur të vrarë dy marinsa amerikanë. Bëhet e ditur se Princi britanik nuk ka qenë në rrezik për asnjë moment gjatë sulmit, sqaron NATO.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se 16 luftëtarë talebanë po ashtu janë vrarë në kampin Bastion të provincës Helmand.

Mësohet se kryengritësit kanë përdorur mortaja, raketa-hedhëse si dhe armë të vogla zjarri.

Episodi i shtohet kërcënimeve të fundit të talebanëve në drejtim të Princit Harry, por ende nuk është e qartë nëse sulmi ka lidhje me protestat anembanë botës myslimane, të nxitura nga një film anti-islamik./Portalb

Exit mobile version