Site icon PORTALB

11-shet më të mira të PDK-së, LDK-së, VV-së, AKR-së dhe AAK-së

11-shet më të mira të PDK-së, LDK-së, VV-së, AKR-së dhe AAK-së

11-shet më të mira të PDK-së, LDK-së, VV-së, AKR-së dhe AAK-së

Partitë politike nga këndvështrimi futbollistik

Nëse Real Madrid, Manchester City e PSG, shpenzojnë shuma të mëdha parash për të transferuar yjet e futbollit botëror, vetëm e vetëm për të fituar trofe, bosat e partive politike në Kosovë,  nuk shpenzojnë miliona për të transferuar njerëz  të rinj në partitë e tyre, por  ata shpenzojnë shumë  energji, besa besa edhe shumë dreka e darka  për  të anëtarësuar në radhët e veta, njerëzit më me ndikim të vendit.

Në zhargonin e futbollit kemi sjellur “11-shet” më të mira të partive  kryesore të cilat do të marrin pjesë në “turneun” të cilin e organizon KQZ-ja më 8 qershor në të gjitha shkollat, palestrat e Republikës së Kosovës.

PDK – Real Madrid 

Pse Real Madrid? 
Është “skuadra” e cila shumicën e fondeve i thithë nga shteti dhe përbëhet nga “yjet e shumtë”. Partia e Thaçit në mesin e vet  ka grumbulluar lojtarët, ndoshta më të mirë të vendit. Për t’i zgjedhur 11 lojtarët startues, me të vërtetë nënkryetari i PDK-së , Hajredin Kuqi, po të ishte trajner, do ta kishte  shumë problem ta gjejë ekipin startues.

Pronari: Hashim Thaqi (Florentino Perezi)
Menaxheri: Hajredin Kuqi (Carlo Anqelloti)
Formacioni: 4-3-3
Portier:  R.Buja
Mbrojtje: B.Stavileci  –   B.Haxhiu –  B.Rexhepi  –  M. Krasniqi
Mesfushorë: E. Hoxha –    R.Kelmendi  –    A.Syla  
Sulmues:  Xh.Haliti  – A.Grabovci- K.Veseli

LDK – Milano

Pse Milano? 
Sepse “skaudrës” së Isa Mustafës, i ka humbur lavdia që e kishte në epokën e Ibrahim Rugovës  (Silvio Berlusconi). Skuadra e cila për menaxher  ka tani një lojtar i cili për një kohë të gjatë i ka shërbyer klubit, një menaxher i cili duket  se do të jetë premtues, ai është Ismet Beqiri, ( Clarenc Seedorfi).
Pronari: Isa Mustafa (Adriano Galliani)
Menaxher:  Ismet Beqiri (Clarenc Seedorfi)
Formacioni-4-4-2
Portier: A.Zemaj
Mbrojtje: A.Gashi – E.Kryeziu – S.Morina -S.Ferati
Mesfushorë: M.Mustafa-  A.Hoti – S.Hamiti – A.Lama
Sulmues: V.Osmani –  T.Rugova

VV – Atletcio Madridi i Kosovës

Pse Atletcio Madridi i Kosovës?
E kemi quajtur Atletico, sepse “skuadra” e Simones (Shpend Ahmetit) ka befasuar për të mirë  duke e fituar  finalen e Prishtinës, edhe pse nuk ishte favorite nga bastoret e famshme kosovare.
Pronari: Albin Kurti (Enrique Carezo)
Menaxher: Shpend Ahmeti (Diego Simeone)
Formacioni: 4-3-3
Portier: F.Ismaili
Mbrojtje:  Y.Hoxha – D.Sejdiu – I.Deda –  F.Krasniqi
Mesfushorë: R.Selimi –  A.Zogiani – H.Hyseni
Sumues:  V.Imeri  – G.Konjufca – L.Aliu

AKR – Manchester City

Pse Manchester City? 
E kemi quajtur Manchester City, sepse skuadra  ku pronar është sheiku Behgjet Pacolli, ka tranferuar disa lojtarw mjaft me përvojë  në këtë merkato. Si p.sh ., ish dyshen e AAK-së,  Naim Maloku e Bajram Kosumi.
Pronar: Behgjet Pacolli (Khaladoon Al Mubarak)
Menaxher: Ibrahim Makolli (Manuel Pellegrini)
Portier: Sh.Avdullahu
Mbrojtje: D.Gashi  – A.Pula – V.Gashi  -F.Këpuska
Mesfushorë: F.Ismajli – B.Nikaj -K.Sejdiu- S.Novobradali
Sulmues: N.Maloku- B.Kosumi

AAK – Inter

Pse Inter?
E kemi quajtur Inter, sepse kjo parti ishte  në gjumë deri më tani. Mirëpo, presidenti i Aleancës, Ramush Haradinaj (Massimo Moratti i Kosovës) kohët e fundit ka larguar nga skuadra lojtarët në moshë të shtyer si Maloku e Kosumi dhe ka sjellur disa lojtarë të rinj. Me emrat e rinj. Presidenti Haradinaj, pretendon që  së paku të kualifikohet në Champions League, sivjet (ta kalojë Pragun zgjedhor).
Pronar: Ramush Hardinaj (Masimo Moratti)
Menxher: B.Shala (Valter Mazzarri)
Formacioni: 4-4-2
Portier: B.Ramadani
Mbrojtje: A.Isufi  – M.Tërmkolli  – A.Lajqi – E.Luma
Mesfushorë: B.Tahiri – D.Kada-Bujupi  – P.Lekaj – N.Daci
Sumues: D.Haradinaj –  A.Gjini

/Ylber Kelmendi

Exit mobile version