Site icon PORTALB

Shporta konsumatore në Maqedoninë e Veriut ka qenë 32.852 denarë në muajin mars

Shporta konsumatore

Sipas shportës minimale të llogaritur nga Federata e Sindikatave të Maqedonisë, një familje prej katër anëtarëve në muajin mars kishte nevojë për të paktën 32.852 denarë për ushqim, shpenzime komunale, transport dhe të tjera, njofton Meta.mk.

Më shumë para ose 13.798 denarë ishin të nevojshme për ushqim, ndërsa së paku 10.414 denarë u ndanë për shpenzimet komunale dhe nevoja shtëpiake.

Për higjienën personale dhe higjienën e shtëpisë së një familjeje nevojiten minimalisht 2.324 denarë dhe për transport, 2.154 denarë.

Për veshje dhe këpucë, nevojiten 2,154 denarë dhe për aktivitete kulturore 1,070 denarë.

Në anën tjetër, paga mesatare është 24.517 denarë.

Exit mobile version