Site icon PORTALB

Gjykimi për “TNT” është anuluar për më 15 maj

Objekti "Kosmos"

Objekti "Kosmos"

Më 15 maj do të vazhdojë gjykimi për lëndën “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike për shkatërrimin e kompleksit banesor “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, njofton Portalb.mk.

Gjykatësi Osman Shabani e ka anuluar seancën gjyqësore për shkak të mungesës zyrtare të gjykatësit, Ognen Stavrev.

Për lëndën “TNT” në mesin e të akuzuarve janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, por edhe ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për shkak të urrejtjes politike me shkatërrimin e kompleksit “Kosmos”.

Exit mobile version