Site icon PORTALB

Sudan, kanë vazhduar demonstratat për qeveri civile

Protesta në Sudan. Foto: AA

Protesta në Sudan. Foto: AA

Mijëra sudanezë demonstruan sot para selisë së ushtrisë në kryeqytetin Kartum për të kërkuar që pushteti ekzekutiv t’i dorëzohet një qeverie civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Javën e kaluar, presidenti sudanez Omar al-Bashir u rrëzua nga ushtria pas muajsh demonstratash popullore kundër sundimit të tij 30-vjeçar.

Al-Bashir u zëvendësua nga një Këshill Ushtarak Kalimtar, i cili aktualisht ka marrë përsipër udhëheqjen e çështjeve të vendit për një periudhë dyvjeçare të tranzicionit, gjatë së cilës është paralajmëruar se do të mbahen zgjedhje presidenciale.

Të mërkurën, Shoqata e Profesionistëve, e cila ka udhëhequr demonstratat kundër al-Bashirit, paraqiti listën e kërkesave të saj drejtuar këshillit.

Këto kërkesa u raportua të përfshinin formimin e shpejtë të një qeverie civile, një këshilli presidencial civil në të cilin ushtria do të gëzonte përfaqësim të kufizuar dhe një parlamenti funksional.

Demonstratat për formimin e një qeveria civile kanë vazhduar që kur al-Bashir u përmbys nga detyra më 11 prill.

Exit mobile version