Site icon PORTALB

Iraku ka ndaluar lojërat online që “nxisin dhunën”

Ilustrim

Parlamenti i Irakut sot votoi njëzëri për të ndaluar lojërat online që janë konsideruar si “nxitëse të dhunës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ligjvënësit kanë kërkuar që qeveria të ndalojë në veçanti dy lojëra, të njohura si “Pubg” dhe “Blue Whale”, së bashku me disa lojëra të tjera që janë konsideruar se nxisnin lojtarët të kryejnë veprime të dhunës kundër vetes apo të tjerëve.

Gjatë seancës së asamblesë së sotme, nënkryetari i parlamentit Hassan Karim al-Kaabi u bëri thirrje komisioneve përkatëse parlamentare, së bashku me autoritetin e Irakut për Media dhe Komunikim, të shqyrtojnë efektet e lojërave në internet që konsiderohen “të dëmshme”.

Sipas ekspertëve, loja Pubg nxit lojtarët të kryejnë kryer veprime të dhunës, ndërsa “Whale Blue” inkurajon ata të kryejnë akte të vetëdëmtimit, madje edhe vetëvrasje.

Exit mobile version