Vdes ish presidenti i Perusë pasi qëlloi veten me revole para arrestimit

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia është vetëvrarë.

Ai e qëlloi veten me armë kur policia shkoi për ta arrestuar në lidhje me akuzat se ka marrë ryshfet në përiudhën sa ka qenë në detyrën e presidentit, përcjell REL. 

Fillimisht ishte raportuar se nga plagët e marra, gjendja e tij ishte kritike mirëpo më pas u njoftua se Alan Garcia ka vdekur në spital. Një turmë mbështetësish u mblodhën jashtë spitalit por u ndalën nga një kordon i policisë.

Vdekja e tij u konfirmua nga presidenti i tanishëm, Martin Vizcarra.

_______________________________________________

Ish-presidenti i Perusë Alan Garcia ka qëlluar veten me armë para se të arrestohej nga policia, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria peruane njoftoi se Garcia është transportuar në spitalin Casimiro Ulloa dhe i është nënshtruar operacionit.

Ndërkohë, në deklaratën e ministrisë thuhet se gjendja shëndetësore e Garcias është e rëndë.

Po ashtu, avokati Erasmo Reyna tha se ish-presidenti ka qëlluar veten e tij me armë në kokë menjëherë para se të arrestohej nga policia në kryeqytetin Lima.

Gjykata kishte lëshuar një urdhër arresti për Garcian me akuzat për marrjen e ryshfetit nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht. Ish-presidenti Garcia ka refuzuar këto akuza të drejtuara ndaj tij.Alan Garcia ka kryer detyrën e presidentit në Peru gjatë viteve 1985-1990 dhe 2006-2011.

Skandali për ryshfet në 12 vende

Hetimet për Odebreht në Amerikën Latine filluan kur drejtuesit e kompanive në kuadrin e një kompromisi me Departamentin amerikan të Drejtësisë në SHBA rrëfyen se i kanë dhënë ryshfet zyrtarëve në dhjetë vende të Amerikës Latine dhe në dy vende të Afrikës.

Autoritetet në Peru, Argjentinë, Meksikë, Republikën Domenikane, Kolumbi, Ekuador dhe Venezuelë kanë hapur hetime për korrupsion në lidhje me aktivitetet e kompanisë në vendet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button