Ministri Fazliu: Për shpenzimet, qytetarët të kërkojnë përgjigje prej Merkos

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) nuk ka mekanizëm për të kontrolluar shpenzimet e komunave, ndërkaq, për blerjen e veturave luksoze nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhej Fazliu kërkoi nga qytetarët që përgjigjen të kërkojnë te Merko dhe Këshilli i Strugës, transmeton Portalb.mk.

“Nëse ka përgjegjësi në Strugë, qytetarët atë duhet ta kërkojnë prej kryetarit dhe prej Këshillit, sepse blerja e veturës ka kaluar edhe në Këshill”, tha Fazliu.

Duke folur më tej, Fazliu tha se “kur dikush ua jep dorën, që t’u ndihmojë në raste të vështira, duhet mjetet të shpenzohen në mënyrë të përgjegjshme, që të mos krijoni përshtypje se bëni keqpërdorim”.

LEXO: Kundërspin: Vetura Audi e Merkos është e shëmtuar për shkak se paraqet luks me paratë e qyetarëve të Komunës së Strugës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button