Site icon PORTALB

Mbulimi deficitit buxhetor nuk do të jetë një hap i lehtë për Maqedoninë

Mbulimi deficitit buxhetor nuk do të jetë një hap i lehtë për Maqedoninë

Mbulimi deficitit buxhetor nuk do të jetë një hap i lehtë për Maqedoninë

Vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas skanimit dy javorë të cilët në pjesën e rritjes ekonomike përputhen me vlerësimet e qeverisë, sipas ekspertëve është e mirëseardhur.

Por, edhe përkundër vlerësimeve se ekonomia rritet sugjerohet vëmendje rreth deficitit, menaxhimit me borxhin dhe rezervat shtetërore.

Zbrazëtira në arkën shtetërore vështirë se do ta mbahet në nivelin e planifikuar, e pikërisht deficiti buxhetor praktikisht nënkupton – marrje të huasë, pa marrë parasysh se a bëhet kjo nga kreditorë të brendshëm ose të jashtëm.

“Është e qartë se rekomandimet e FMN janë për të stabilizuar borxhin dhe mbajtjen e deficitit buxhetorë si nivel të qëndrueshëm në masën 2 për qind. Stabilizimi i deficitit buxhetor nga 3,5 për qind në 2,6 për qind nuk do jetë një hap  lehtë për gjendjen e tanishme duke pasur parasysh rritjen e harxhimeve publike”, komenton profesori universitar Zoran Ivaovski, për Dojçe Vele.

Nikolla Popovski, thotë se do të ishte befasi nëse qeveria i pranon si serioze jo vetëm lavdërimet, por edhe kritikat për politikat ekonomike.

“është e qartë se qeveria jonë me vite nuk ka aranzhman me FMN, por edhe kur kishte në kohën e krizës, ajo ishte vetëm për shkaqe financiare për mbulimin e deficitit buxhetor. Marrëdhëniet tona me FMN tani kanë arritur në formalizmin e vëzhgimit të gjendjes, që do të thotë se FMN nuk ka shumë ndikim në politikat ekonomike të Maqedonisë dhe rekomandimet e tyre qeveria I merr me shumë rezerva”, thotë Nikolla Popovski.

Exit mobile version