Site icon PORTALB

Te enjten fillon kampi veror për maturantët e shkollave të mesme “Të menduarit kritik në epokën digjitale” në UEJL

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore organizon Kamp Veror me temë “Të menduarit kritik në epokën digjitale” për të gjithë maturantët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Kampi veror do të mbahet më 18 dhe 19 Prill në UEJL. Në fund të kampit veror të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë. Maturantët duhet të aplikojnë online.

Disa nga qëllimet e kampit veror janë:

“Në kampin veror do të ligjërojnë akademikë, profesorë, menaxher të bizneseve, alumni, etj. në fushën e shkencave ekonomike, sociale, edukimit, TI, shërbimeve, etj.  Krahas ligjëratave, do të ketë edhe programe për argëtim dhe shoqërim të gjithë pjesëmarrësve.

Të gjitha shpenzimet e kampit verore (fjetja, ushqimi dhe materialet e nevojshme për ligjërata) janë siguruar nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, përveç shpenzimeve të udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL.

Agjendën e kampit e gjeni këtu.

Exit mobile version