Site icon PORTALB

Rita Ora kërkon të dashur

Rita Ora kërkon të dashur

Rita Ora kërkon të dashur

Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, duket se kërkon të dashur, pas deklaratave se ajo është aktualisht ‘single’ dhe e ‘vetmuar’.
Këngëtarja së fundmi u spekulua se është në lidhje me Rob Kardashian, por në një intervistë për revistën Rollacoaster, Rita ka këmbëngulur se ata janë vetëm miq të mirë.

Krijuesja e hitit “R.I.P” ka zbuluar se tani është pa të dashur në jetën e saj, por dyshon se mund të krijojë një marrëdhënie të suksesshme dashurie, për shkak të agjendës së ngjeshur.

“Jam aq e vetmuar. Unë thjesht dua të krijoj një lidhje dashurie… tani për tani, nuk do të ishte e drejt të jem në një lidhje. Unë nuk kam fare kohë për këto gjëra – nuk dua t’ia bëj një gjë të tillë dikujt që do të më dashuronte”, ka deklaruar Rita./Portalb

Exit mobile version