Site icon PORTALB

Bosnjë, 1 milionë njerëz të prekur nga përmbytjet

1 milionë njerëz të prekur nga përmbytjet

1 milionë njerëz të prekur nga përmbytjet

Zyrtarët thanë se një e katërta e popullsisë është prekur nga përmbytjet shkatërruese, pasi zonat në veri të Bosnjës kanë mbetur nën ujë dhe mijëra njerëz janë evakuuar. 

“Më tepër se një milionë njerëz janë pa ujë, rreth një e katërta e popullsisë është rrezikuar nga kjo katastrofë”, tha ministri i Jashtëm, Zlatko Lagumdija ditën e hënë. “Rreth 100 mijë shtëpi janë dëmtuar në vend”, shtoi ai. 

Ende mbetet i paqartë numri i të vdekurve, në atë që u quajt “përmbytja më e madhe e shekullit” në Ballkan, por zyrtarët vlerësojnë se ka patur rreth 30 të vdekur. Ndërsa dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të përmbytjeve. 

Njerëzit në vend janë mobilizuar për të ndihmuar viktimat në zonat e përmbytjeve. Ushqime, ujë, barna dhe furnizime të tjera emergjente janë mbledhur dhe u janë shpërndarë njerëzve në nevojë, ndërsa qindra studentë nga Sarajeva kanë shkuar në qytetet e Maglaj, Zavidovici dhe Doboj për të dhënë ndihmën e tyre./ Shekulli

Exit mobile version