Site icon PORTALB

Aksident në Kosovë, janë lënduar gjashtë qytetarë

Ilustrim

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e gjashtë personave ka ndodhur në rrugën Sallagrazhdë-Grejkoc, në Suharekë të Kosovës. Në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy shoferët dhe katër pasagjerët që ndodheshin në makinë.

Fatmirësisht përplasja nuk ka qenë e fortë dhe të plagosurit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Exit mobile version