Site icon PORTALB

Një muaj paraburgim ndaj serbit të dyshuar për krime lufte

Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit të nacionalitetit serb me inicialet Z.K, pasi që dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe personit në fjalë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Klan Kosova.

Sipas Prorkurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.

Exit mobile version