Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), në kuadër të fushatës zgjedhore sot do të realizojnë tubime në Zhelinë, Sveti Nikollë, Veles dhe Shkup, transmeton Portalb.mk.
Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka tubim sot do të realizojë në Zhelinë, me fillim prej ora 19:00.
Dy tubime sot do të mbajë kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska, edhe atë në Sveti Nikollë dhe Veles. Në Sveti Nikollë në ora 18:30, në Veles në ora 20:30.
Tubim qendror në Shkup do të mbajë kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski, me fillim prej ora 14:00. Para tubimit, do të mbahet edhe marsh i cili do të fillojë para ndërtesës së Kryqit të kuq, me fillim prej ora 13:30.
LEXO: Reka sonte vazhdoi fushatën e tij në Gostivar
LEXO: Për shkaqe shëndetësore Siljanovska nuk mori pjesë në tubim në Krushevë dhe Prilep
LEXO: Pendarovski: Shoqëria të jetë e pajtuar mes vete