Site icon PORTALB

Përplasja me protestuesit, 5 efektivë policie shkojnë në spital

Protesta në Shqipëri, 13 prill 2019

Fishekzjarret e shumta të hedhura në drejtim të policisë nga ana e protestuesve, kanë sjellë edhe pasojat e para.

Fillimisht një efektiv i forcave policore është transportuar me ambulancë për në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, për të marrë ndihmën mjekësore, transmeton Top Channel.

Kjo pasi ai ishte djegur në fytyrë nga fishekzjarret e hedhura, ndërsa ende nuk duhet shkalla e djegies.

Vetëm pak minuta më parë, drejt qendrave spitalore u dërguan edhe 4 efektivë policie të tjerë, për t’u trajtuar nga plagët e ndryshme të marra në protestë.

Exit mobile version