Site icon PORTALB

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të mbështesë nevojtarët në botë

Rexhep Tajip Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ka përshëndetur bujarinë e Turqisë në ndihmën e të varfërve në botë, në shënimin e Ditës e Rinisë dhe Sporteve në kujtim të themeluesit të vendit, Mustafa Kemal Ataturk, dhe në fillim të Luftës turke për Pavarësi.

Duke folur në një ceremoni për të shënuar projekte të ndryshme të mirëqenies të kryera nga Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Turqisë, Erdogan të hënën ka thënë : “Procesi i filluar më 19 Maj 1919, nuk duhet të jetë i mbyllur brenda kufijve tonë kombëtar.”

“Turqia është kthyer nga një dorë pranuese në një dorë që jep dhe do të vazhdojë të ndihmojë njerëzit në nevojë në të gjithë botën, për shkak se kjo është një traditë otomane dhe kultura kombëtare e turqve.”

Ai vlerësoi agjencitë e ndihmës turke për punën e tyre në Palestinë, Somali, Gjeorgji dhe Tunizi në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci, ku 44 persona humbën jetën gjatë përmbytjeve të fundit në të gjithë Ballkanin./mesazhi/

Exit mobile version