Site icon PORTALB

Gazi lotsjellës i ndërpret intervistën, Basha: Protesta në dorë të popullit, të shohim si do vijojë

Protesta në Shqipëri 13 prill 2019

Ndërkohë që turma po rikthehej para parlamentit, pas hedhjes për herë të parë të gazit lotsjellës, kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri edhe një deklaratë për mediat, transmeton Top Channel.

Sa do të vijojë protesta?
Nuk e di. Atë e ka në dorë populli. Të rrimë dhe të shohim se sa do të vijojë.

A u mësuar me efektin e gazit lotsjellës?
Nuk besoj se kjo është pyetja. Sot ne këtu jemi të gjithë bashkë, në protestën e 9, brenda 8 javësh, më të vendosur se kurrë për të larguar të keqen.

Intervista u ndërpre pasi policia hodhi sërish gaz lotsjellës dhe lideri i PD-së u detyrua të tërhiqet.

Exit mobile version