Agjencia e Gjeofizikës së Indonezisë ka njoftuar se ekziston mundësia për cunami pas tërmetit të fuqishëm që goditi ishullin Sulawesi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Enti Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ka ndodhur sot në një thellësi prej 17 kilometrash në lindje të Sulawesit prej 6,8 ballë sipas shkallës së Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ishte larg qytetit Palu, i cili shtatorin e vitit të kaluar u shkatërrua nga tërmeti dhe cunami.