Site icon PORTALB

Ministri gjerman, Mas: Shkupi dhe Athina treguan se ia vlen që konfliktet të zgjidhen pragmatikisht

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas

Shkupi dhe Athina kanë treguar se ka vlejtur që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike dhe të punohet në besimin e fqinjëve, kështu theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas pas mbledhjes së shefave të diplomatëve në vendet që janë pjesë e Procesit të Berlinit që mbahet në Varshavë, transmeton Portalb.mk.

Mas tha se Ballkani Perëndimor ka rëndësi të madhe për Gjermaninë, e cila merret me përforcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon, transmeton Dojçe Vele.

“Po merremi për përforcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon përmes lidhjes më të madhe. Shkupi dhe Athina treguan: ka vlejtur që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike dhe të punohet në besimin e fqinjëve. Ne në këtë pjesë edhe më tej do të japim mbështetje, sepse avancimi në afat të gjatë do të paguhet, për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën”, tha shefi i diplomacisë gjermane.

Exit mobile version