Në takimin e Komisionit të përzier Maqedoni-Norvegji për qarkullim rrugor ndërkombëtar, që u mbajt dje dhe sot në Oslo u kontraktua liberalizimi i transportit bilateral dhe transitor për automjetet me standard Euro 4 dhe Ero 5.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informon se për automjetet me standard Euro 3 është dakorduar edhe kontingjent prej 150 lejeve bilaterale për transit dhe për automjete me standard Euro 2 kontingjent prej 20 lejeve bilaterale për transit.
Në takim, gjithashtu, është dakorduar kontingjent i lejeve për transport për dhe nga tre vende i cili është për 125 për qind më i madh nga kontingjenti i deritanishëm i lejeve. Kontingjenti i dakorduar i lejeve ishte arritur në takimin që pritet në tërësi t’i kënaqë nevojat e transportuesve të Maqedonisë për transport të mallit me Norvegjinë dhe të mundësojë qarkullim të papengueshëm, të transportit.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thekson se në vazhdimësi mban takime të komisioneve të përziera për qarkullimin rrugor ndërkombëtar me vendet me të cilat Maqedonia realizon këmbim ekonomik me qëllim të plotësimit të kuotave të lejeve të transportit dhe liberalizimin e transportit, si dhe mundësi të transportit liberal . /portalb/