Site icon PORTALB

KSHZ-ja ka nisur me karvanin “Votë pas vote”, për të drejtën dhe rëndësinë e votës në RMV

“Votë pas vote”

“Votë pas vote”

Në vazhdën e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 21 prill në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Komisioni Shtetëror Zgjedhore (KSHZ) ka filluar karvanin edukativ “Votë pas vote” në qytete të ndryshme, për të informuar qytetarët për të drejtën dhe rëndësinë e votës, transmeton Portalb.mk.

Karvani gjatë javës ka kaluar në qytetin e Kavadarit, Prilepit, Manastirit, Tetovës, Gostivarit, Ohrit, Strugë, Vevçani dhe disa komuna të Shkupit.

Gjatë karvanit ndahen edhe materiale, të cilat qytetarët mund t’i gjejnë edhe në formë elektronike në rrjetin social “Fejsbuk”, në “Tuiter” dhe në ueb faqen “www.sec.mk”.

Exit mobile version