Parlamenti grek është mbyllur pas një alarmi për bombë, transmeton Lajmi.net.
Policia të premten në mëngjes mbylli Parlamentin grek dhe rrethoi zonën rreth tij pasi një kërcënim me bombë u bë nga një telefonues anonim.
Telefonuesi kontaktoi zyrat e agjencisë së lajmeve Zougla.gr, duke thënë se pajisjet shpërthyese ishin vendosur “brenda dhe jashtë Parlamentit”, transmeton lajmi.net.
“Do të ketë viktima. Kujdes”, telefonuesi thuhet se kërcënoi.
Ekspertët për deponimin e bombave janë dërguar në vendin e ngjarjes.