Site icon PORTALB

“Tregime Pjeshkash”, të shtunën në QTF

"Tregim Pjeshkash"

"Tregim Pjeshkash"

Më 13 prill 2019, e shtunë, me fillim prej ora 19:30, në Qendrën Teatrore të Fëmijëve (QTF) do të mbahet ngjarja “Tregime Pjeshkash”, transmeton Portalb.mk.

“Tregime Pjeshkash” është format i shqipëruar i aktivitetit “PiçPriç”, ndërkaq ky është edicioni i tij i tretë me fokus ironik ndaj trajtimit të gruas si objekt.

“Shpesh ato thirren “pjeshka”, por rrallë herë dëgjojmë se çfarë mbartin në vetvete. Gruaja fatkeqësisht vazhdon të objektivizohet, dhe ne kemi vendosur t’i japim kahe tjetër “objektivizimit” të gruas duke bërë që “pjeshkat” të flasin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Gjashtë gra do të tregojnë nga një tregim me temën: “MARRE!”.

Exit mobile version