Site icon PORTALB

Janë vrarë 16 persona nga një sulm me bombë në Pakistan

Së paku 16 persona janë vrarë dhe rreth 12 janë plagosur pas një shpërthimi në jugperendim të Pakistanit.

Shefi i policisë, Abdur Razzaq Cheema i tha Radios Evropa e Lirë se eksplozivi ishte i vendosur në një veturë e cila gjendej e parkuar pranë një tregu, transmeton REL.

Në mesin e vktimave janë edhe dy fëmijë dhe disa fëmijë tjerë të plagosur janë dërguar në spital.

Sulmi kishte në shënjestër pjesëtarët shiit të komunitetit Hazara.

Askush deri në tani nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga grupet ekstremiste sunit.

Jam Kamal Khan, një zyrtar i lartë i rajonit ku ndodhi sulmi, tha se “armiqtë e njerëzimit janë prapa këtij akti terrorist”.

Exit mobile version