Site icon PORTALB

Lamtumirë Nexus, vjen Android Silver

Lamtumirë Nexus, vjen Android Silver

Lamtumirë Nexus, vjen Android Silver

Google nuk ka më plane për të lansuar një model të ri të telefonit sikurse Nexus 6, sipas thashethemeve më të reja.

Llogaria më e famshme në Twitter për këso lloje informacionesh, @evleaks, pretendon se Google po planifikon të lërë linjën e pajisjeve Nexus në favor të iniciativës së ardhshme, të cilën do ta quajë Android Silver.

Android Silver, që ishte paralajmëruar së pari në muajin prill, do t’ia mundësojë kompanisë Google të punojë më ngushtë me prodhues të përzgjedhur, në mënyrë që të sigurojë një përvojë ‘premium’ të pajisjeve Android, të cilat thuhet se do të sjellin disa përditësime të rregullta softuerike, transmeton Telegrafi.

Gjatë tri cicërimave të veçanta, @evleaks ka shkruar: “Nuk ka më Nexus 6. Lamtumirë, Nexus. Mos u shqetësoni, ka një linjë të re nga Google, Android Silver, që do të prezantohet në shkurt 2015”.

Megjithatë, linja e telefonave Android Silver besohet se do të sjell modele të avancuara të pajisjeve, sikurse kultura e tanishme e pajisjeve Google Play Edition, e cila posedon telefonat si HTC One dhe Samsung Galaxy S4.

Kjo, me sa duket është zgjidhja e Google për problemin e gjatë me fragmentimin e madh në Android, dhe me këtë sistemi më i madh operativ mobil gjithashtu është duke shpresuar t’i mbajë të interesuar prodhuesit si Samsung larg krijimit të sistemit të tyre operativ.

Exit mobile version